Gjenerali i lartë amerikan ka kërkuar falje që u paraqit në një fotografi me presidentin Donald Trump pas shpërndarjes me forcë të protestuesve paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.
Ai, siç bëhet e ditur e ka quajtur një veprim të tillë një “gabim” duke thënë se prania e tij “krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politika e brendshme”.
Sipas mediave të huaja, gjeneral Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha gjatë një fjalimi të para-regjistruar të lëshuar të enjten se i vjen keq për shoqërimin e Trumpit në një shëtitje nga Shtëpia e Bardhë drejt Kishës së Shën Gjonit javën e kaluar, ku ai u fotografua duke veshur uniformën e tij luftarake dhe duke lëvizur përmes Sheshit Lafayette.
Siç thuhet më tej, imazhet provokuan një valë të shpejtë kritikash nga ligjvënësit dhe disa ish-zyrtarë të lartë ushtarakë. “Unë nuk duhet të kisha qenë atje. Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme. Si oficer me uniformë, ishte një gabim nga i cili kam mësuar dhe sinqerisht shpresoj se të gjithë mund të mësojmë prej tij”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.