×
  • Lajme
  • Botë

    Gjenerali izraelit: Hamasi ka hapur “portat e ferrit” me sulmet ndaj Izraelit

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 16:27

    Zyrtari i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i ngarkuar me aktivitetet në territoret palestineze, gjeneralmajor Ghassan Alian, tha se Hamasi kishte “hapur dyert e ferrit” me sulmin e tij të befasishëm.

    “Dua të them një gjë – Hamasi ka hapur portat e ferrit në Rripin e Gazës. Hamasi e mori vendimin dhe Hamasi do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë për veprat e tij”, është shprehur ai, raporton CNN, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

    Retorika e Alian u bëri jehonë komenteve të mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendi do të “kthejë zjarrin e një përmasash që armiku nuk e ka njohur”. Ai shtoi se “armiku do të paguajë një çmim të paparë”.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se trupat po luftojnë në shumë vende. Disa banorë në Izrael thanë se militantët po përpiqeshin të hynin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Hamasi pretendon se ka kapur disa ushtarë izraelitë pranë kufirit. Përballë sulmit të Hamasit, sulmet ajrore i nisi edhe Izraeli si kundërpërgjigje. /Reporteri.net/

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!