Një gjykatë gjermane e dënoi të hënën me burgim të përjetshëm atentatorin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2019 ndaj një sinagoge në Halle.
Ekstremisti i djathtë Stephan B. u gjet fajtor për dy vrasje dhe më shumë se 50 vrasje të mbetura në tentativë në fund të procesit gjyqësor 26 ditor kundër tij.
Gjykatësja Ursula Mertens vuri në dukje natyrën e veçantë të rëndë të krimeve dhe i përshkroi vazhdimisht dy vrasjet dhe vrasjet në tentativë si “frikacake” dhe “mizore”.
Ajo shprehu tmerr për vrasjen e 20-vjeçarit Kevin S. në qebaptore. “Ju e ekzekutuat z. S. të pambrojtur në një mënyrë frikacake,” i tha ajo Stephan B. drejtpërdrejt, para se ta krahasonte sulmuesin me viktimën e tij: “Ndryshe nga ju, ai nuk u tërhoq në dhomën e tij të fëmijërisë – ai punonte, atij i pëlqente futbolli, ai ishte kualifikuar”.
Mertensi tha se i pandehuri rrinte në dhomën e tij të gjumit të fëmijërisë në moshën 27 vjeçare, duke konsumuar “teori konspirative” në internet. Gjykatësja tha se ajo nuk mund ta fajësonte familjen e tij se dështoi për të shmangur krimin, por vetëm sepse ata refuzuan të dëshmonin.
I pandehuri herë pas here buzëqeshte dhe rrotulloi sytë kur gjykatësja shqiptoi vendimin. Rreth 45 të mbijetuar morën pjesë në gjyq si bashkëpaditës dhe ishin të pranishëm në shqiptimin e dënimit.
Sulmi i mbetur në tentativë ndaj sinagogës do të kishte qenë akti më mizor në Gjermani që nga Holokausti.
/DW/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.