Duket se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka krijuar pasoja negative për të ardhurat e qytetarëve gjermanë, transmeton albinfo.ch.
Sipas një raporti, thuhet se për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2007, pagat nominale ranë vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Wiesbaden.
Përfshirë pagesa të jashtëzakonshme, pagat bruto ishin mesatarisht 0.6 për qind më të ulëta se një vit më parë.
Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind, kështu që punonjësit mbetën me rreth një për qind më pak të ardhura reale sesa në vitin 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.