Sondazhet në Gjermani bien dakord te një emërues i përbashkët: të Gjelbrit po rriten dhe do të jenë surpriza në zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen më 26 maj.
Më pak se dy javë para votimeve, ata vazhdojnë të rriten në rreth 20% duke lënë pas Social Demokratët me vetëm 15%, ndërsa në vend të parë janë të stabilizuar Demokristianët e CDU dhe CSU me 28 dhe 30%.
Në Baden-Virtemberg, rajoni i tretë më i madh gjerman në aspektin e madhësisë dhe popullsisë, të Gjelbrit pritet të marrin vota të plota.
Për t’u ndjere sa më afër shqetësimeve ekologjike të të gjelbërve, Angela Merkel mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar mbi Ndryshimet Klimatike në kuadër të “Dialogut të Shën Petersburgut”.
Kancelarja gjermane tha se ishte gati të mbështeste propozimin e Francës për emetim zero të karbonit deri në vitin 2050: “Fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë bota kanë demonstruar të premten për mbrojtjen e mjedisit dhe kanë kërkuar nga ana jonë veprime konkrete, përfshi dhe protestat e militanteve ambjentalistë në portat e Brandeburgut në Berlin, të cilët na kanë dërguar një mesazh të qartë: shanset janë duke u ezauruar”.
Ndonëse në janar pjesa e energjisë elektrike e prodhuar në Gjermani nga burimet e ripërtërishme ka tejkaluar atë të prodhuar nga qymyri, mbetet fakti se Gjermania, së bashku me Poloninë, është përgjegjëse për 50% të emetimeve të karbonit të të gjithë Bashkimit Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.