×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermani: Udhëheqësi i mbështetur nga partia më e madhe opozitare, kërkon 93,000 € për vetëm një ditë punë

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 16:23

    Ish-udhëheqësi rajonal gjerman, Thomas Kemmerich, i cili u mbështet nga ekstremi i djathtë AfD, kërkon të mbledhë të paktën 93 mijë euro në pagë dhe shtësa për vetëm një ditë në detyrë.


    Grupi i lajmeve RND  thotë se shifra është konfirmuar nga zyrtarët e shtetit në Thuringia, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Politikani liberal i FDP-së, ka dhënë dorëhejqe të enjten, një ditë pasi deputetët në Thuringia e zgjodhën atë si kryeministër si një fitore shoku të krijuar nga AfD.

    Kjo bëri që shumë politikanë gjerman të zemërohen.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e quajti votën në shtetin lindor të pafalshëm dhe tha se vendimi duhet të kthehet prapa.

    Ende nuk është zgjedhur asnjë zëvendësim për Kemmerich, ndonëse ka thirrje për zgjedhje të reja në Thuringia, por partia e Merkel, CDU, po i rezistojnë këtij opsioni.

    CDU dhe partneri i saj i koalicionit në qeverinë kombëtare, SPD, do të zhvillojnë bisedime për krizat në fundjavë.

    Kjo ishte hera e parë në Gjermaninë e pasluftës që një drejtues është ndihmuar në funksionimin e së djathtës. Partitë kryesore zyrtarisht kundërshtojnë çdo marrëveshje me AfD, e cila është rritur për t’u bërë partia kryesore e opozitës./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!