×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania do të dorëzojë në korrik tanket e para ‘Gepard’ në Ukrainë

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 22:33

    Ministri gjerman i mbrojtjes, Christine Lambrecht ka konfirmuar se vendi do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanke “Gepard” në korrik.

    Lambrecht në një bisedë me homologun ukrainas, Oleksii Reznikov ra dakord për këtë vendim ndërsa lufta vijon.

    Sipas Sky News mendohet që tanket Gepard do të furnizohen me municion “të mjaftueshëm”.

    Në prill, Gjermania njoftoi se për herë të parë do të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, përkatësisht tanke të mbrojtjes ajrore “Gepard”.

    Kjo ndodhi pasi kritikët akuzuan Berlinin se po zvarritet në dërgesat e armëve të rënda në Kiev.

    Që prej asaj kohe, Gjermania premtoi shtatë obus vetëlëvizës në Kiev dhe ka nisur me trajnimin e trupave ukrainase me këto armë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!