×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania, i jep fund testeve falas për COVID-19

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 19:56

    Në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19, Gjermania pritet që t’u japë fund në masë të madhe testeve falas nga muaji Tetor. Me këtë vendim pritet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve.


    Megjithatë, sipas vendimit që pritet të merret së shpejti, testet do të ofrohen ende falas për ata që nuk mund të vaksinohen ose për të cilët nuk mund të jepet një rekomandim i vaksinimit. Pjesë e kësaj kategorie janë gratë shtazëna dhe minorenët nën moshën 18 vjeç.

    Qeveria gjermane do të aplikojë rregullin e treshes – që do të thotë, se lejohet qasja në jetën shoqërore për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit.

    Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga COVID-19 do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, mesha fetare, palestra sportive, hotele, restorante brenda vetëm duke paraqitur një test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

    Ndërkohë kancelarja Angela Merkel pritet të diskutojë edhe fondin për rimëkëmbjen nga përmbytjet i cili do të arrijë në 20 deri në 30 miliardë euro. Zyrtarët fillimisht vlerësuan se kostot e rindërtimit në zonat e përmbytjeve do të arrinin 10 miliardë euro, por një analizë më e detajuar e dëmeve e ka tejkaluar shifrën e kostove.

    Klan News

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!