Autoritetet në Gjermani kanë vendosur të karantinojnë zonën e Gutersloh në shtetin e Veriut, Rhine-Westphalia.
Vendimi u mor pasi u konfirmuan raste me koronavirus në një fabrikë mishi. Rreth 360,000 njerëz pritet të mbyllen sërish në karantinë.
Kryeministri i Rhein-Westfalisë së Veriut tha se karantina do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, dhe se është një masë parandaluese.
Ky është kthimi i parë i masave rigoroze në Gjermani që nga fillimi i heqjes graduale në maj, raporton BBC.
Lothar Wheeler, kreu i Institutit Gjerman për Shëndetin Publik, u tha gazetarëve sot se vendi është i kërcënuar nga një valë e dytë e infeksioneve, por ai gjithashtu tha se ai është optimist dhe beson se vala e dytë mund të parandalohet.