×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania lehtëson masat kufizuese, lejon rihapjen e disa bizneseve

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 15:21

    Gjermania filloi të lehtësojë kufizimet e saj të bllokimit të hënën, duke lejuar bizneset dhe dyqanet të rihapen ndërsa vendi ndërmerr hapa drejt normalitetit.


    Dyqanet deri në 800 metra katrorë në madhësi mund të rihapen, për sa kohë që ata kanë masa higjenike dhe mbajn distancim sociale shkruan CNN.

    Kështu thyhen gurët në veshka me aparaturën ESWL në Klinikën Urologjike në QKUK

    Gruaja shtatzënë dhe një pacient tjetër me Covid-19 në mjekimin intensiv në Infektivë
    Kjo vjen pasi qeveria javën e kaluar tha që virusi në vend ishte “i menaxhueshëm”.

    Instituti Robert Koch, agjensia kombëtare e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, raportoi të premten se çdo person i infektuar me Covid-19 tani infekton më pak se një person tjetër mesatarisht.

    Rihapja e dyqaneve dhe bizneseve ndryshon nga shteti në shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!