×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania mban mbyllur kufijtë për shtetet joevropiane deri më 31 gusht

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 8:21

    Gjermania planifikon të zgjasë masat kufizuese për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian deri më 31 gusht.


    Reuters shkruan që kabineti qeveritar pritet ta miratojë këtë vendim sot, transmeton Reporteri.

    Gjermania është e gatshme të heqë ndalimin e udhëtimit për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britaninë e Madhe, Islandën, Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën nga 15 qershori, përveç nëse ekziston një ndalim për hyrjen në ato vende dhe masa të rrepta shtrënguese.

    Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas u bëri thirrje gjermanëve të mos udhëtojnë në Britani për sa kohë sa karantina 14-ditore për turistët është në fuqi atje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!