×
  • Lajme
  • Botë / Ligji

    Gjermania ndryshon ligjet për ndryshim të gjinisë

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 20:17

    Parlamenti gjerman ka miratuar ligjin që lehtëson ndryshimin e gjinisë, raporton BBC.

    Me këtë ligj gjithashtu janë miratuar disa gjoba për rrethana specifike siç janë zbulimi i emrit ose gjinisë së mëparshme, pa pëlqimin e atij personi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Më parë, ndryshimi i gjinisë mund të bëhej me certifikatë të mjekut dhe miratimin nga gjykata familjare.

    Tani, të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare, mund të ndërrojnë gjininë.

    Tre muaj pas kërkesës për ndryshim të gjinisë, aplikantët duhet të paraqiten në zyrën për regjistrim.

    Publikimi i qëllimshëm i emrit apo gjinisë së mëparshme të dikujt, mund të gjobitet deri në 10 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!