Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj zyrtarëve për neglizhencë. Sipas prokurorëve, ata nuk kanë paralajmëruar banorët për rrezikun e përmbytjeve që shkaktuan 141 viktima dhe mbetën të lënduar qindra të tjerë.
Prokurorët kanë nisur hetimet për administratorin rajonal në qarkun e Ahrweiler dhe për një anëtar të ekipit të menaxhimit të krizës, i cili ishte në krye të operacionit.
Të paktën 141 persona vdiqën dhe më shumë se 700 mbetën të lënduar në luginën Ahr natën e 14-15 korrikut.
Dhjetëra persona vdiqën në zona të tjera të Gjermanisë perëndimore dhe Belgjikës. Banorët e qyteteve të prekura nga përmbytjet raportuan se nuk ishin paralajmëruar paraprakisht për përmbytjen e rëndë që ndodhi gjatë natës, me disa që pohuan se informacioni nga autoritetet ishte i paqartë.
Ministri i Ekonomisë i North Rhine-Westphalia, Andreas Pinkwart, tha se dëmi vetëm në shtetin e tij arrin në 15 miliardë deri në 20 miliardë euro. Zyrtarët federalë dhe shtetërorë do të takohen në Berlin të martën për të diskutuar rreth ndihmës financiare për rajonet e prekura nga përmbytjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.