×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania planifikon të rihapë kufijtë me 31 vende evropiane

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 13:01

    Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.


    Gjermania, sikur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjejke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

    Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

    Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

    Gjermania ka thënë se ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

    Ajo ka konfirmuar mbi 180 mijë raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 viktima.

    Numri relativisht i ulët i viktimave në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!