Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka më shumë se një mijë vdekje të regjistruara brenda 24 orësh.
Instituti Robert Koch në Berlin raportoi 1,129 vdekje, një total prej 32,107 që nga marsi i kaluar.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn raportoi në një konferencë për shtyp numrin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka theksuar se me këto ritme Gjermania është larg normalitetit dhe stabilizimit të situatës.
“Sot Gjermania ka 1,129 viktima të koronavirusit: është një numër që na tregon se fatkeqësisht jemi akoma larg normalitetit. Vaksinat janë çelësi për të dalë nga pandemia, për t’u kthyer në jetën tonë të dikurshme” tha ai gjatë një konference shtypi.
Bllokimi, që supozohej të përfundonte në 10 janar, mund të zgjatet për dy ose tre javë të tjera, raporton “Bild”, duke dhënë lajme për planin mbi të cilin po punojnë Angela Merkel dhe ministrat e presidentëve të Landeve, në funksion të samitit në 5 janar. Sipas këtyre zërave, gjithçka do të mbyllej deri në 24 apo edhe 31 Janar. Ekziston një mosmarrëveshje e madhe midis rajoneve për mbylljen apo rikthimin e nxënësve në shkolla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.