×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania raporton për 561 raste të reja me COVID-19, një të vdekur

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 12:16

    Gjermania ka raportuar 561 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 224.014.


    Në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, është njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 9232, raporton agjencia Reuters.

    Rusia ndërkohë ka regjistruar 4892 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 927.745. Po ashtu sipas autoriteteve ruse kanë vdekur 55 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 15.740. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!