Numrat e rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani po vazhdojnë të rriten. Gjermania të enjten ka regjistruar 1445 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI).
Është një rritje për dallim nga 1226 sa ishin regjistruar një ditë më parë. Shifra totale e të infektuarve ka arritur 219.964.
Po ashtu sipas RKI-së në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe katër të vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar numrin total të vdekurve në 9211.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka thënë se pret që vaksina për COVID-19 të jetë e gatshme brenda pak muajve dhe sigurisht deri vitin e ardhshëm.
“Jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht vitin e ardhshëm, do të ketë një vaksinë”, ka thënë Spahn për televizionin “ZDF”.
Në Rusi ndërkohë janë regjistruar 5057 raste të reja me koronavirus dhe 124 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Në total në Rusi janë regjistruar 907.758 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 15.384 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.