×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania shënon 431 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 8:28

    Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 431 raste të reja të koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.


    Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Gjermanisë shkoi në 178,281 persona, shkruan “Reuters”.

    Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shtuan edhe 31 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8,247.

    Gjermania është në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, por ka shifër dukshëm më të ulët të viktimave në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe.

    Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!