Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ka njoftuar agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve në këtë shtet.
Shifrat e publikuara të mërkurën nga Insitituti Robert Koch, janë më të lartat që prej muajit prill.
Ato raportojnë 5,132 raste të reja, çka përbën rritje me më shumë se 1,000 të infektuar, në krahasim me një ditë më parë.
Prej kur ka shpërthyer pandemia, Gjermania ka regjistruar 334,585 të infektuar me COVID-19, prej të cilëve kanë vdekur 9,677 pacientë.
Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë.
Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, prandaj janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.