×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 8:26

    Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 678 raste të reja të koronavirusit.


    Ky institut raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave është 8,882, ndonëse një ditë më parë kjo shifër ishte 8,883. Nuk është dhënë ndonjë sqarim pse numri i së dielës është për një më i vogël se numri i së shtunës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Sidoqoftë, kjo nënkupton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë viktimë e re e koronavirusit në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë.

    Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

    Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!