×
  • Lajme
  • Extra
  • -->
    Botë

    Gjesti epik i një vajze: Veshi 10 palë rroba vetëm për t’i ikur tatimit

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 17:21

    Një pasagjere e linjës ajrore nga Filipinet ka shkuar në ekstrem për të shmangur pagimin e bagazheve shtesë. Ajo gjatë një udhëtimi ka veshur të paktën 10 palë rroba që peshonin 2,5 kilogramë pasi bagazhi i saj tejkaloi peshën maksimale prej shtatë kilogramësh.


    Udhëtarja tha se ajo ishte e informuar nga stafi i linjës ajrore të kontrollit që valixhja e saj peshonte nëntë kilogramë, kështu që do të ngarkohej me një tarifë peshe shtesë.
    Ajo refuzoi të bënte pagesen, kështu që u vesh me rrobat e saj duke shëndrruar bagazhin e saj të mbipeshes nga nëntë në 6.5 kilogramë.

    Megjithë zgjidhjen e saj gjeniale për të shmangur pagimin e bagazhit, pasagjerja tha që më nuk do të bënte diçka të tillë, transmeton në shqip, Reporteri.net.

    Në postimin e saj në Facebook, më 2 tetor, ajo ndau një fotografi të vetes me krenari, e veshur me atë që duket se ishin pesë bluza, tre palë pantallona dhe tre xhaketa.

    ‘Nga bagazhi 9kg në 6.5kg’, ka shkruar Gel, duke shtuar një emoji të qeshur, së bashku me hashtagun: #ExcessBaggageChallengeAccepted.

    Postimi i saj qesharak ka grumbulluar më shumë se 33,000 pëlqime, 1.000 komente dhe “është ndarë” më shumë se 20,000 herë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!