×
  • Lajme
  • Botë

    Gjeti çantën me 75 000 euro, pushuesi ia kthen pronarit

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 22:33

    Një çantë me rreth 75 000 euro u gjet nga një pushues para Hotel Kosuta në rajonin Tuzla të Bosnjës. Ato iu kthyen pronarit.


    Ky lajm u konfirmua nga menaxheri dhe pronari i hotelit, i cili tha se vetëm një njeri i ndershëm mund të kishte bërë një veprim të tillë.

    “Pronari i çantës është një njeri që jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Para hotelit, ai parkoi një makinë dhe shkoi diku për të bërë pazar. Çanta me para i ka rënë nga makina, pa e kuptuar ai fare”, tha ai.

    Disa orë pasi u gjet çanta, pronari i çantës mbërriti në hotel dhe i falënderoi për ndershmërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!