Gjigandi farmaceutik Bayer do të reduktojë 4.500 vende pune në tregun vendor, pas problemeve që u shkaktuan me blerjen e rivalit amerikan ‘Monsanto’.
Bayer po lufton me pasojat e akuzave për efektin kancerogjen të prodhimit për shkatërrimin e barërave të këqija “Round up”, të cilën kompania e ka marrë pas blerjes së ‘Monsanto’.
Më parë, një gjykatë amerikane në San Francisko urdhëroi ‘Monsanto’ të paguajë mbi 80 milionë dollarë dëmshpërblim një personi nga Kalifornia, i cili vuan nga kanceri, sëmundja e të cilit, siç u përcaktua, ishte shkaktuar nga përdorimi i herbicidit popullor “Round Up”.
Gjykata vendosi se ‘Monsanto’ është përgjegjës për sëmundjen e këtij personi, pasi në produktin e kompanisë nuk ishte paralajmëruar rrezikun për shkaktimin e kancerit, shkruan The New York Times.
Gjigandi farmaceutik “Bayer”, i cili vitin e kaluar bleu ‘Monsanto’, më herët tha se ishte i zhgënjyer me vendimin e gjykatës.
Ndryshe, kompania aktualisht ka rreth 32.100 punonjës në Gjermani
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.