×
  • Lajme
  • Botë

    Gjithçka që po ndodh në Amazonë, pamje dramatike të filmuara me dron

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 8:39

    Pamjet me dron në Amazonë tregojnë çfarë po ndodh me flakët që përhapen çdo ditë e më shumë.


    Pemë që digjen dhe tymi që “bashkohet” me qiellin, kjo është gjithçka shohim nga pyjet tropikale.

    Këto pamje i kanë hidhëruar të gjithë pasi po digjen pyjet e Amazonës, të cilat cilësohen se prodhojnë 30% të oksigjenit.

    Shqetësimi ka arritur deri tek liderët botërorë, të cilët në samitin e G7 vendosën që të dhurojnë 22 milionë dollarë për të ndihmuar me luftën kundër zjarreve.

    Por Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk e pranoi ndihmën e vendeve të G7 dhe u zotua në një fjalim drejtuar kombit se do mobilizonte ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e flakëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!