Donald Trump nuk mund të bllokojë njerëzit në Twitter, ka arritur në përfundim Gjykata e Apelit në SHBA.
Presidenti nuk mund të shkelë të drejtat e para të amendamentit për qytetarët duke i ndaluar ata që të jenë në gjendje të shohin tweet-at e tij ose t’i dërgojnë mesazhe atij, vendosi gjykata, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.
Kushtetuta nuk lejon që Trump “të përjashtojë personat nga një dialog i hapur në internet, sepse ata shprehën pikëpamje me të cilat” ai nuk është dakord, thanë gjykatësit.
Presidenti dhe një numër i anëtarëve të stafit të tij ishin paditur nga një mori i përdoruesve të medias sociale të cilët ishin bllokuar nga ai në Twitter, që do të thotë se ata nuk mund ta shihnin profilin e tij ose t’i dërgonin atij mesazhe.
Ata argumentuan se llogaria e tij në Twitter është një forum publik dhe prandaj nuk mund të ndaloheshin që të merrnin pjesë në të nga presidenti.
Gjykatësit në Gjykatën e Apelit të SHBA-së ranë dakord dhe kërkuan nga presidenti Trump që të mos bllokojë njerëzit në Twitter.
Kjo gjykatë arriti në përfundimi se nuk i lejohet një zyrtari publik që përdor një llogari të medias sociale për qëllime zyrtare të bllokojë personat të cilët nuk pajtohen me të.
Gjykatësit vendosën që përkundër faktit se Trump e kishte hapur llogarinë përpara se të garonte për president dhe se me sa duket do të kthehej në një llogari personale pasi të largohej nga zyra, tani për tani ajo mban “të gjitha shenjat e një llogarie zyrtare, shtetërore”. /Reporteri.net