×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 10:47

    Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha të premten se do të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump do të mbahet jashtë procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

    Donald Trump dëshiron të përballet me presidentin Joe Biden në votimin e ardhshëm, për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Euroneës.

    Gjyqtarët në gjykatë e kanë parasysh nevojën për të marrë një vendim shpejt, pasi votuesit së shpejti do të fillojnë të hedhin votat e para presidenciale në të gjithë vendin.

    Kolorado e ka ndaluar që Trump të paraqitet në fletëvotim për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit në Kapitolin e ShBA-së, transmeton Klan Kosova.

    Gjykata e Lartë ka pranuar të marrë në shqyrtim ankesën e ish-presidentit amerikan kundër kësaj çështjeje.

    Një ditë para përvjetorit të tretë të trazirave nga mbështetësit e Trump që synonin ta mbajnë atë në pushtet, Presidenti i ShBA-së Joe Biden paralajmëroi se përpjekjet e paraardhësit të tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024 përbëjnë një kërcënim të madh për vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!