Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës Donald Trump për t’i ngrirë grantet federale dhe huatë që mund të kapin vlerën totale të triliona dollarë, raporton agjencia “AP”.
Gjykatësja Loren L. AliKhan ka bllokuar këtë masë të martën pasdite, pak minuta para se të hynte në efekt.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se do të fillonte pezullimin e granteve federale dhe huave. Por, tha se nuk do të preken të gjitha.
Administrata e Donald Trump ka pezulluar përkohësisht grantet, kreditë dhe programet e tjera të ndihmës financiare përmes Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB).
Memorandumi i referohet urdhrave ekzekutivë të presidentit, përfshirë ato që synojnë t’i japin fund programit të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), që Presidenti Trump ka nënshkruar që nga marrja e detyrës javën e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.