×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata hungareze merr vendim: Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoni

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 12:57

    Ish kryeministri i Maqedonisë, i cili para disa muajve u arratis dhe kërkoi azil në Hungari është arrestuar gjatë ditës së sotme.


    Mediat në Hungari shkruajnë se në seancën gjyqësore u mor vendim se  Gruevski nuk do të ekstradohet nga Hungaria, por do të lirohet, transmeton Reporteri.net.

    “Kushtet për ekstradimin nuk janë të vlefshme,” tha gjyqtari gjatë seancës, raportojnë mediat hungareze.

    Këtë mëngjes, gjykata lëshoi ​​një urdhërarrest për Gruevskin, i cili u arrestua në Budapest.

    Seanca është e mbyllur për mediat, por vendimi do të shpallet publikisht.

    Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Gruevskit për të kryer dënimin dyvjeçar me burg rastin “Tank” por gjithashtu  edhe për organizimin e incidenteve të përgjakshme në Parlament më 27 prill. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!