×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër-arrest për Netanyahun dhe tre liderët e Hamasit

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 13:22

    Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon urdhër-arreste për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmin e 7 tetorit në Izrael dhe luftën në Gaza.

    Kryeprokurori Karim Khan tha se ICC po kërkon gjithashtu urdhër arresti për ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, raporton Reuters.

    Kjo është hera e parë që ICC-ja kërkon urdhër arresti kundër politikanëve izraelitë.

    Khan tha se akuzat kundër Sinwar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë “shfarosjen, vrasjen, pengmarrjen, përdhunimin dhe sulmin seksual”.

    Ndërsa, akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktimin e shfarosjes, nxitjen e urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihmë humanitare, shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”, tha Khan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!