Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit.
Një deklaratë u bë e ditur se është lëshuar urdhërarrest për Benjamin Netanyahun dhe Yoav Gallant, raporton BBC.
Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.
Gjykatësit gjetën “arsye të bazuara” se të tre të lartpërmendurit mbanin “përgjegjësi penale” për krime të dyshuara të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë hedhur poshtë akuzat
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.