×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata ruse ia refuzon ankesën, Navalny mbetet në burg

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 12:26

    Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, do të mbetet në burg pasi gjykata ruse ia refuzoi ankesën ndaj burgimit për tri vjet, ndonëse ia uli pak këtë dënim.


    Navalny këtë muaj u dënua me burgim për shkelje të rregullave të lirimit me kusht. Vendet perëndimore e kanë dënuar veprimin e Rusisë dhe po diskutojnë për sanksione të mundshme ndaj këtij shteti.

    Një gjykatë në Moskë ia refuzoi shpejt ankesën figurës kryesore të opozitës ruse, por ia shkurtoi kohën e burgimit për gjashtë javë. Më herët, Navalny është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim, shkruan Reuters.

    Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, prandaj i kanë mbetur edhe rreth dy vjet e tetë muaj burgim.

    Navalny reagoi me sarkazëm ndaj vendimit, duke thënë: “Ata e kanë pakësuar dënimin për një muaj e gjysmë. Mrekulli!”

    Ai u kthye nga Gjermania në Rusi muajin e kaluar pasi atje ishte duke i trajtuar për helmimin që e pësoi në gusht të vitit të kaluar në Siberi. Navalny e ka fajësuar pushtetin në Rusi për këtë rast

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!