Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump të rivendoste fondet për qindra kontraktorë të huaj të ndihmës, të cilët argumentuan se ishin ndikuar negativisht nga një ngrirje 90-ditore e fondeve të USAID-it.
Kështu raporton Reuters bazuar një dosje gjyqësore të nxjerrë vonë të enjten, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Urdhri bllokon përkohësisht administratën Trump nga anulimi i kontratave dhe fondeve të ndihmës së huaj që ishin në fuqi përpara se Trump të merrte detyrën më 20 janar.
Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga dy organizata shëndetësore që marrin fonde nga SHBA për programe jashtë shtetit.
Trump është përpjekur të çmontojë agjencitë qeveritare, duke përfshirë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, pasi ai ka nisur një riformësim masiv të qeverisë dhe ka ngarkuar aleatin e tij miliarder Elon Musk me uljen e kostove.
Trump ka urdhëruar gjithashtu agjencitë që të përgatiten për shkurtime të gjera të vendeve të punës, dhe disa tashmë kanë filluar të pushojnë të punësuarit e fundit të cilëve u mungon siguria e plotë e punës.
Republikani ka shkarkuar dhe anashkaluar qindra nëpunës civilë dhe zyrtarë të lartë në agjenci në hapat e tij të parë drejt zvogëlimit të burokracisë dhe instalimit të më shumë njerëzve besnikë të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.