×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata vendos për shembjen e kishës së ndërtuar nga serbët në oborrin e boshnjakes

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 14:26

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi për shembjen e kishës së ndërtuar pa leje nga ana e serbëve në oborrin e boshnjakes Fata Orloviq, e cila jeton në Bosnjë e Hercegovinë, raporton AA.


    GJEDNJ shpalli aktgjykimin e gruas 77 vjeçare ndaj BeH-së, e cila me vite është në një beteje ligjore për largimin e kishës nga oborri i saj.

    Gjykata ka vendosur për shembjen e kishës ortodokse e ndërtuar pa leje në oborrin e Orloviq, e cila ka qenë e detyruar ta braktisë shtëpinë e saj gjatë luftës në vendin e saj gjatë viteve 1992-1995.

    Në deklaratën e gjykatës thuhet se për largimin e kishës, përgjegjës është shteti i BeH-së, duke potencuar se vendimi duhet të zbatohet brenda tre muajve.

    Më tej në deklaratën e gjykatës nënvizohet se kisha është ndërtuar pa leje.

    Beteja ligjore e gruas boshnjake

    Fata Orloviq e cila para luftës jetonte në Konjeviç Polje në afërsi të Srebrenicës së bashku me bashkëshortin dhe 7 fëmijët e saj, gjatë luftës humbi 22 të afërm, përfshirë edhe bashkëshortin Saxhir.

    Orloviq e cila ka jetuar në vende të ndryshme të BeH-së dhe pavarësisht insistimeve të fëmijëve të saj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e ka braktisur vendlindjen ndërsa në vitin 1999 u kthye në fshatin e saj ku jetonte para luftës.

    Kur është kthyer ajo ka parë se është ndërtuar një kishë në oborrin e saj, pas së cilës ka filluar betejën ligjore për heqjen e kishës së ndërtuar pa leje.

    Gruaja boshnjake ka refuzuar edhe paratë që i janë ofruar për mos shembjen e kishës. Edhe pse fitoi betejën ligjore në vitin 2010 dhe që zgjati 11 vite, vendimi asnjëherë nuk u zbatua.

    Edhe pse Gjykata e Bijelinës vendosi për shembjen e kishës, Gjykata e Lartë e Republikës Sërpska ndaloi vendimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!