Gjysma e amerikaneve në moshë të rritur kanë marrë të paktën një dozë vaksinës kundër koronavirusit, në atë që konsiderohet si moment historik në luftën kundër pandemisë. Më shumë se 209 milionë doza janë injektuar në krahët e amerikanëve dhe 25 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Lajmi i mirë është, se vaksinat e përdorura në SHBA, Pfizer dhe Moderna, po funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.
“Vaksinat kanë një spektër të gjerë. Edhe pse disa variante mund të jenë më problematike, dhe vaksinat mund të mos ofrojnë mbrojtje të plotë, ato mbrojnë plotësisht nga sëmundja e rëndë dhe vdekja”, tha Fauci.
3,5 milionë vaksinime u kryen gjatë fundjavës, duke e çuar mesataren 7-ditore në 3,2 milionë doza në ditë. E hëna shënon gjithashtu një tjetër gur themel të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Vaksina bëhet e disponushme për të gjithë personat mbi moshën 16-vjeçare. Këshilltari i lartë për pandeminë, mjeku Anthony Fauci tha të dielën se pret që të rinisë përdorimi i vaksinës së Johnson and Johnson pas pezullimit të përkohshëm javën e kaluar.
“Me shpresë do të rifillojmë përdorimin e vaksinës së Johnson and Johnson. Një vendim nga qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve mund të merret të premten”. Vaksina u pezullua pas raportimit të 6 rasteve të mpiksjes së gjakut, te gra nën moshën 50-vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.