×
  • Lajme
  • Botë

    Goditet nga rrufeja, në vend se ta ndihmojnë fshatarët e “masakrojnë” me ritualin e tmerrshëm

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 10:11

    Një indian që i mbijetoi një goditje rrufeje vdiq pasi u masakrua nga bashkatdhetarët e tij në përpjekje për ta ndihmuar atë.


    Binodi dhe Gokula Podh nga fshati Pamara, në shtetin Indian të Odishës, ishin në treg kur u goditën nga rrufetë.

    Fshatarët u përpoqën t’i ndihmojnë ata sipas një rituali të vjetër duke i mbuluar me plehra të lopës raporton Ommcom News, transmeton Reporteri.net.

    Në vend që të ndihmonte njeriun e goditur, kjo e mbyti atë dhe brenda disa minutave ai pushoi së marri frymë. Më vonë u raportua se vdiq nga asfiksimi.

    Ky nuk është rasti i parë i përdorimit të plehrave të lopës për këto qëllime në Indi. Në qershor 2018 kishte ndodhur një rast i ngjashëm. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!