Gratë siriane, tashmë të çliruara nga kontrolli i ISIS-it janë xhiruar duke djegur mbulesat e tyre, ndërkohë që janë duke bërë thirrje për liri.
Videoja e publikuar nga mediat e huaja tregon një grup femrash që të gëzuara largojnë mbulesat e tyre dhe i djegin në zjarr, transmeton Reporteri.net.
Këto gra janë çliruar nga një zonë rreth Deir Ezzor në Sirinë lindore nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) me mbështetjen e Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG), të cilët po udhëheqin një ofensivë të vazhdueshme në krahinë.
Ndryshe gjatë muajit të kaluar, ISIS humbi edhe kalifatin e fundit duke çuar kështu në dobësim total të kësaj organizate terroriste në Siri. Megjithatë kjo organizatë vazhdon akoma të jetë akoma prezente dhe kërcënim real në vendet si Nigeria apo Filipinet. /Reporteri.net
Liberated from #ISIS by multi-ethnic #SDF. In many areas under homogenous Sunni Arab rebels, women must keep veils.pic.twitter.com/YUmzYy0OmT
— Julie Lenarz (@MsJulieLenarz) February 23, 2017
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.