×
  • Lajme
  • Botë

    Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat, sipas KE-së

    Reporteri
    14 Nëntor 2023 | 21:21
    Bashkimi Evropian. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Gratë në Bashkimin Evropian (BE) paguhen mesatarisht 13 për qind më pak se burrat të cilët e bëjnë të njëjtën punë, tha Komisioni Evropian (KE) të martën.

    Kjo po ndodh pse BE-ja e ka një ligj tashmë për pagë të barabartë.

    “Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, tha Komisioni në një komunikatë.

    KE-ja shtoi se, megjithatë, përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.

    Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi, Komisioni Evropian e ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila hyri në fuqi në fillim të qershorit.

    Direktiva, një ligj i BE-së, vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret krahasore të cilat përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës.

    Direktiva ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët ta vërejnë diskriminimin në pagë dhe ta sfidojnë atë.

    Por, kjo direktivë ende nuk është bërë ligj në 27 vendet e BE-së, të cilat i kanë tri vjet kohë për ta bërë këtë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!