Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili është shumë aktiv në rrjetin social Twitter, së fundi ka reaguar lidhur me një deklaratë për komunitetin LGBTI.
Konkretisht, Grenell ka reaguar ndaj një prezantuesje televizive, nikoqire e një emisioni të quajtur ”Vëllazëria Myslimane”.
Reagimi i Grenell vjen pasi prezantuesja në fjalë kishte thënë se homoseksualët duhet të vriten, digjen të gjallë e të goditen me gurë.
TV Host Hala Samir on Muslim Brotherhood TV: Homosexuals Should Be Killed – Burned Alive, Thrown Off a High Place, or Stoned pic.twitter.com/RwP7mLVlQg
— MEMRI (@MEMRIReports) June 26, 2020
Grenell e ka quajtur një deklaratë të tillë të papranueshme dhe ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të të gjitha agjencive amerikane.
”Secila agjenci qeveritare amerikane dhe zyrtare duhet të flasin qartë se kjo është e papranueshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276492930585440259?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1276492930585440259%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fgrenell-i-reagon-prezantueses-myslimane-e-cila-tha-se-homoseksualet-duhet-te-vriten-apo-digjen-te-gjalle6%2F