×
  • Lajme
  • Botë

    Grenell kandidat për zëvendëspresident të ShBA-së më 2024?

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 15:29

    Ish-drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në ShBA, Ricard Grenell, është planifikuar të flasë në Iowa këtë javë, mes spekulimeve të hershme që po bëhen se ai llogaritet si njëri prej mundësive për postin e zëvendëspresidentit të vitit 2024 për ish-presidentin Donald Trump.

    Grenell është planifikuar të flasë të mërkurën përpara Klubit Konservativ Westside në Urbandale të Iowa-s, u njoftua në grupin e tyre në Facebook.

    Në Twitter Grenell shkroi se ai gjithashtu do t’i drejtohet Qarkut Dallas të enjten dhe se do të flasë për “strategjinë e parë të Amerikës së Donald Trump”.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1538923693568425984

    Trump nuk ka thënë nëse ai do të kandidojë për president të ShBA-së më 2024, por përgjigja e tij standarde kur u pyet ishte se mbështetësit e tij do të jenë “shumë të lumtur” me vendimin e tij.

    Në një artikull të nëntorit për kandidatët e mundshëm, Politico.com raportoi se Grenell “është ‘rritur’ gjithashtu në vlerësimin e të njerëzve të brendshëm të Trump”.

    “Trump e do Ric-un dhe ndryshe nga [Mike] Pompeo apo dikush tjetër, ai nuk ka interes të kandidojë për president. Kjo është një çështje e madhe për Trump,” i tha Politico-s një këshilltar i Trump-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!