I Dërguari Special i Presidentit amerikan për Negociatat e Paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell ditë më parë u pezullua nga Twitter për postimin e fletëvotimeve me postë që u dërgoheshin njerëzve të vdekur.
Mirëpo, Grenell është kthyer në Twitter ku edhe ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, shkruan Reporteri.
Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i SHBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Grenel shkroi në Twitter se ky ishte një veprim i madh dhe i shprehu mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar shkurt Grenell. /Reporteri.net
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1316040765571846144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1316040765571846144%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kosovo-online.com%2Fvesti%2Fpolitika%2Fgrenel-zahvalio-vucicu-zbog-prelaza-merdare-13-10-2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.