×
  • Lajme
  • Botë

    Grenell reagon pasi Trump e përzgjodhi Marco Rubion për Sekretar Shteti

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 21:46

    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell, i cili ishte përfolur për këtë.

    Grenell e ka uruar Rubion, përmes një reagimi në rrjetin “X”.

    “Urime, Senator. Do të jesh i mrekullueshëm për Amerikën!”, shkroi Grenell.

    Ndërsa, Rubion në një shkrimin në “X” tij thotë se si Sekretar i Shtetit, do të punojë çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme.

    “Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Pres me padurim të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, shkroi Rubion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!