×
  • Lajme
  • Botë

    Greqi – 66 persona të prekur nga koronavirusi

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 22:44

    Në Greqi numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 66.


    Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 21 raste të reja pozitive me koronavirus, raporton reuters.

    Specialistët grekë theksojnë se pavarësisht rritjes së rasteve, qytetarët kanë për detyrë të marrin masa çdo ditë në mënyrë që të kufizohet sadopak rreziku i shpërndarjes, pasi përndryshe pasojat në sistemin e shëndetësisë në vend si dhe në ekonomi do të jenë kolosale.

    Autoritete në vend kanë mbyllur përkohësisht shkollat në tre prefektura dhe nuk përjashtohet mundësia e mbylljes të gjithë shkollave në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!