Turqia dhe Greqia janë përplasur të shtunën në lidhje me shndërrimin e Aja Sofjes në xhami, vetëm një ditë pasi besimtarët kryen xhumanë në vendin e lashtë për herë të parë pas nëntë dekadave, njofton BBC-ja të shtunën.
Kritikat greke kanë shpërfaqur lidhjet e tensionuara mes dy shteteve.
Kambanat greke kanë rënë në tërë Greqinë në kohën kur presidenti turk Receep Tayyip Erdogan po kryente lutjet e xhumasë në xhaminë e lashtë të Stambollit.
Të shtunën, grekët kanë djegur flamurin turk në Selanik, teksa kanë bërë thirrje kundër Turqisë.
Ministria greke e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar është shtangur nga fanatizmi fetar e nacionalist i presidentit Erdogan.
Cermonia e së premtes i dha fund me sukses ambicies së Erdoganit për ta kthyer në xhami objektin e trashëgimisë botërore, të cilin grekët e shohin si vend të shenjtë ortodoks. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.