Greqia po merr në konsideratë të krijojë “Kupolë të hekurt”, si Izraeli, pothuajse në çdo ishull të Egjeut. “Kupola e hekurt” mund të përdoret për të mbrojtur ishujt grekë nga sulmet me raketa, në rast të një konflikti greko-turk.
Aftësitë e armës janë të tilla që sigurojnë që edhe raketat me rreze të shkurtër mund të “përgjohen” përpara se të arrijnë objektivin e tyre, duke mbrojtur kështu bazat ushtarake greke dhe civilët. Siç shkruajnë mediat greke, ky sistem do të përmbajë armë ajrore greke, me rreze të gjatë, raketa dhe armë me rreze të shkurtër, të instaluar në ishuj.
Sipas analistëve ushtarakë, kostoja e rrëzimit të një objektivi ajror përmes sistemit “Kupola e hekurt” arrin në rreth 100,000 dollarë.
Shkatërrimi i një rakete nga “Kupola e hekurt” pothuajse gjithmonë lë pas një re të vogël tymi të rrallë. Qiejt e Izraelit ditët e fundit janë plot me re të tilla, pasi vlerësohet se Hamasi ka nisur më shumë se 2,500 raketa kundër Izraelit. “Kupola e hekurt”, megjithëse duket se është e qëndrueshme, nuk mund të parandalojë të gjitha sulmet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.