×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia hap sezonin më 1 korrik, ua ndalon hyrjen qytetarëve të nëntë vendeve

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 18:09

    Greqia do të hapë sezonin turistik më 1 korrik. Ministri njofton se në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.


    Në pikat kufitare do të zbatohet një rregullore të re, e cila përfshin faktin se çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi.

    Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare.

    Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Maqedonia e Veriut dhe SHBA.

    Gjithashtu në pikat kufitare udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve anticovid, dhe në rast se rezultojnë pozitivë, ata do të karantinohen për 14 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!