×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia identifikon rastin e parë të variantit indian

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 11:13

    Greqia është vendi i fundit europian që ka identifikuar rastin e parë të variantit Indian.


    Agjencia e shëndetit publik tha në një deklaratë se varianti indian u zbulua te një 33 vjeçare, e cila jeton në zonën e Athinës dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.

    Gruaja kishte simptoma por nuk u shtrua në spital, sipas deklaratës së agjencisë. Simptomat e saj kanë qenë të lehta dhe tashmë 33 vjeçarja është rikuperuar nga virusi.

    Ndërkohë, Zvicra raportoi rastin e parë të variantit Indian të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!