×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia “kërcënon” Gjermaninë: Mos i shisni nëndetëse Turqisë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 17:20

    Ministri i Jashtëm grek Nikos Nikos Dendias ka paralajmëruar Gjermaninë të mos i shesë nëndetëse Turqisë, pasi ky veprim sipas tij do t`i ndryshojë ekuilibrat në Detin Egje në favor të Ankarasë.


    Kryediplomati grek zhvilloi një takim në Athinë me zëdhënësin e grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD) për punët e jashtme në parlamentin gjerman, Nils Schmid.

    “Unë nuk mund të mos shpreh zhgënjimin tonë të thellë për rolin e SPD lidhur me embargo e armëve ndaj Turqisë. Si Kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe unë ua kemi thënë pothuajse të gjithëve në Gjermani sesa e nevojshme është të ruhet ekulibri në Egje”, tha Dendias.

    Athina u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve të saj në BE të vendosin një embargo armësh ndaj Turqisë, nisur nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në Mesdheun Lindor, që i cuan ato në prag të konfliktit të armatosur.

    Gjermania, Spanja dhe Italia kanë bllokuar kërkesën e Greqisë në Këshillin e BE-së, ndërsa SPD votoi së fundi projekt-ligjit që ndalon eksportin e nëndetëseve në Turqi.

    Dendias pretendon se dorëzimi i nëndetëseve një vendi që vazhdon të destabilizojë rajonin, do të ndryshojë balancën e pushtetit në kurriz të shteteve që sipas tij duan qëndrueshmëri dhe respektojnë rregullat ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!