Moti i keq ka përfshirë territorin e Greqisë, si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Dëme të shumta janë shënuar në kryeqytetin grek, në Atikën perëndimore, në zonën Korinthia, por edhe në Greqinë veriore, në disa zona të Maqedonisë.
Si pasojë e shirave është bllokuar në të dyja anët autostrada Athinë-Korint, pranë Elefsina, dhe rrugën e vjetër që lidh dy qytetet.
Në kryeqytetin grek dhe gjithë periferinë e Atikës, është dhënë urdhër të mos funksionojnë shkollat e kopshtet deri kur pritet një urdhër i dytë, pas edicionit të meteorologëve dhe inspektimit të situatës.
Probleme nga moti i keq pati edhe në Selanik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.