×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia në ‘kthetrat’ e stuhisë, përmbytje, rrëshqitje dheu, dëborë e ndërprerje energjie

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 16:57

    Pjesa më e madhe e Greqisë po përjeton ditën më të keqe të vitit , për shkak të një vale moti me reshje të dendura shiu , stuhi dhe reshje bore në zonat malore.

    Moti i keq fillimisht ka goditur zonat perëndimore në kufi me Shqipërinë si dhe ishujt e detit Jon ku janë regjistruar edhe përmbytje, ndërsa më pas kjo valë ka përfshirë edhe Peloponezin dhe gjithë periferinë e Athinës.

    Në pjesën e Greqisë kontinentale lumi Aheronta ka dalë nga shtrati në shumë vende duke shkaktuar përmbytje, ndërsa janë shembur edhe urat në zonën Skandalo apo edhe në Gotistën e vogël të Janinës.

    Në zonën detare të ishullit të Korfuzit fuqia e erës ka shkuar në 12 ballë, ndërsa në ishullin e Zakinthos ka pasur në shumë fshatra e rrugë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

    Prej dje në mbrëmje Organi i Mbrojtjes Civile ka dërguar mesazhe urgjente paralajmërimi tek banorët e këtyre zonave, por edhe të pjesës jugore të Athinës për fenomene të tejskajshme atmosferike .

    Për shkak të motit të keq janë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike të periferive jugore të Athinës, pasi erërat e forta deri në 9 ballë kanë këputur kabllot e shtyllave të tensionit të lartë.

    Ndërkohë reshje bore janë regjistruar në zonat malore pranë Janinës si dhe në Follorinë, Kostur e Kozan.

    Për orët në vijim parashikohen përsëri reshje të dendura ndërsa moti i keq do të përfshijë përveç pjesës kryesore të Greqisë kontinentale edhe zonat e krahinave të Maqedonise Qendrore, Lindore ,Traken dhe ishujt e Egjeut verilindor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!