Dy politikanë në Suedi e nominuan adoleshenten e famshme për çmimin prestigjioz për punën e saj rreth ngritjes së vetëdijes për krizën klimatike në mbarë botën.
Politikanët Jens Holm dhe Hakan Svenneling nga Partia e Majtë, thanë se vajza 17-vjeçare ka punuar shumë për t’i bërë politikanët që t’i hapin sytë para krizës klimatike.
Ata shtuan se aktivistja Thunberg dhe puna e saj në zvogëlimin e gazrave dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është edhe vepër e bërjes së paqes, shkruan “Daily Mail”.
Thunberg-u ishte nominuar për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por nuk kishte arritur ta fitonte çmimin përballë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.
Nxënësja suedeze i ka inkurajuar të rinjtë dhe fëmijët në mbarë botën që ta braktisin përkohësisht mësimin dhe të protestojnë për të kërkuar më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike. Kjo lëvizje tashmë është përhapur në disa kontinente në tërë botën.
Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin e dytë me radhë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.